Skuadra e Llapit e ka përforcuar skuadrën me sulmuesin 20-vjeçar nga Kongo, Bienvenu Patient Elanga.
Elanga është futbollist i krahut të majtë, ndërsa i është bashkuar menjëherë ekipit për përgatitjet para sezonit të ri.
“Elanga ka qenë pjesë edhe e klubit Girnespor, duke fituar përvojë të vlefshme para se të bashkohej me ekipin tonë. Me shpejtësinë, teknikën dhe dëshirën për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë forcë shtesë për shtabin teknik para sfidave të rëndësishme që na presin. Ne besojmë se Bienvenu do të ambientohet shpejt me grupin dhe do të kontribuojë drejt arritjes së objektivave tona”, ka shkruar Llapi në Facebook të shtunën.