Liria e Prizrenit është ndarë me trajnerin turk, Nedim Yigit.
Të dielën Liria pësoi humbjen e radhës dhe ra në vendin e fundit në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll. U mposht 2:0 nga Fushë Kosova, që doli në pozitën e parafundit. Liria deri më tani ka një fitore, pesë barazime e plot shtatë humbje.
“Me marrëveshje të dyanshme, Liria ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Nedim Yigit. Ky vendim erdhi pas rezultateve të dobëta”, ka njoftuar Liria. Klubi prizrenas ka paralajmëruar një trajner të vendit për vazhdim të kampionatit.
Artikuj të ngjashëm