Seleksionuesi i Kinës, Marcello Lippi, u akuzua të premten për neglizhencë dhe se nuk po e arsyeton pagën që e bën atë një prej trajnerëve më të paguar në botën e futbollit.
Ish-mesfushori i Evertonit, Li Tie, do të marrë përkohësisht detyrën e seleksionuesit te Kina për duelet në kuadër të kampionatit të Azisë Lindore që do të mbahet muajin tjetër në Korenë e Jugut, në vend të 71-vjeçarit, fitues i Kupës së Botës me Italinë, shkruan sot Koha Ditore.
Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kinës për këtë ndërrim të përkohshëm në krye të ekipit u përshëndet nga mediumet lokale që insistuan se Lippi ka kohë që po injoron ekipin pasi po preferon më shumë të qëndrojë në vendlindje, Itali. Mediumet po kërkojnë shkarkimin e Lippit, pasi ka shumë që janë të pakënaqur me të.
“Këtë veprim federata është dashur ta bënte më herët, pasi Lippi ka kohë që nuk po e arsyeton pagën e tij të lartë që e ka me federatën tonë. Lippi është dashur të jetë pranë ekipit dhe të bëjë përgatitjet për kampionat, jo të qëndrojë në shtëpi. Kjo nuk është korrekte, pasi të gjithë kemi pritur shumë prej tij”, ka shkruar e përditshmja kineze “Oriental Sports Daily” të premten.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)