Tekniku nga Italia, Marcello Lippi është rikthyer në postin e seleksionuesit të Përfaqësueses së Kinës, përcjellin të premten mediumet e huaja.
Lippi 71-vjeçar, është kthyer në këtë post pas vetëm katër muajve, pasi në janar dha dorëheqje pas eliminimit në Kupën e Azisë, transmeton Koha Ditore.
Te Përfaqësuesja e Kinës, Lippi e ka zëvendësuar italianin tjetër, Fabio Cannavaron që ka dhënë dorëheqje për t'u fokusuar te ekipi Guangzhou Evergrande ku edhe e ka rolin e trajnerit.
Lippi ka thënë se synim i tij është ta udhëheqë Kinën drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror "Katari 2022". Lippi e ka udhëhequr Kinën në 31 ndeshje, duke regjistruar 13 fitore, tetë barazime dhe 11 humbje.
Artikuj të ngjashëm
-
E kryer, Pirlo do të jetë selektor i Italisë
-
Klopp, trajneri që pritet ta kthejë Gjermaninë në rrugën e sukseseve
-
Zbulohet data e prezantimit të Zidanet si selektor i Francës
-
Italia mund të bëjë “përjashtime financiare” për Guardiolën
-
Italianët takohen me Guardiolën, tentojnë ta bindin për postin e selektorit