Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lingard: S’mund të bësh gabime në këso ndeshjesh

Mesfushori i Manchester Unitedit, Jesse Lingard pas eliminimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona ka thënë se në ndeshje të tilla nuk tolerohen gabimet.

Unitedi u eliminua pasi humbi në Camp Nou me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

“S’mund të bëni gabime në këso ndeshjesh. Dominuam për 15 minuta, patëm raste dhe ndeshja mund të ishte ndryshe”, është shprehur Lingard në BT Sport.

Ai më tutje e ka lavdëruar Leo Messin, i cili në ndeshjen e sotme shënoi dy ndeshje.

“Leo Messi solli ndeshjen e tij nivelit më të lartë, ai është një nga më të mirët në botë. E tëra që mund të bëjmë tani është të lëvizim”, është shprehur Lingard.

Artikuj të ngjashëm