Sport

Lingard mbetet te Man. Utd

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur ta mbaj në skuadër sulmuesin, Jesse Lingardin.

Sipas mediave angleze trajneri norvegjeze nuk dëshiron ta lejoj largimin e sulmuesit.

Lingard thuhet se do të largohet nga “Djajtë e Kuq”, pasi është i pakënaqur me situatën në klub.

28-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Premierligë. Në të gjitha garat Lingard, ka luajtur në 179 minuta.

Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022.