Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille e Zhegrova mposhten nga Strasbourgu

Edon Zhegrova ka startuar te Lille, por nuk ka shfaqur shumë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma ndaj Strasbourgut. Lille pësoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 17-të të kampionatit francez. Abakar Sylla shënoi autogol në minutën e 20-të për epërsinë 1:0 të Strasbourgut.

Autogol shënoi edhe Leny Yoro në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin në 1:1. Golin e fitores për Strasborgun e shënoi Junior Mwanga në minutën e 76-të. Zhegrova në minutën e 63-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa fushën e la në minutën e 81-të.

Është parë i dëshpëruar pas zëvendësimit. Lille është i pesti me 28 pikë. Strasbourgu mban vendin e nëntë me 23 pikë.

Artikuj të ngjashëm