Edon Zhegrova ka luajtur nga minuta e parë për Lillen që shënoi fitore të dielën ndaj Strasbourgut me rezultatin 2:0.
Zhegrova u zëvendësua në minutën e 73-të të ndeshjes që i takoi javës së 23-të të Ligue 1. Dy golat e fitores Lille i shënoi në pjesën e parë nëpërmjet Jonathan Davidit.
Ai realizoi nga penalltia në minutën e 23-të, ndërsa të dytin në minutën e 28-të.
Me këtë fitore, Lille është ngritur në vendin e pestë me 41 pikë. Strasbourgu zë vendin e 17-të me 18 pikë.