Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liga e Kombeve, një rrëfim suksesi

“Estadio Draga” ishte ende i mbushur, derisa Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij përgëzonin njëri-tjetrin dhe prisnin për të ngritur trofeun, pasi Portugalia triumfoi në Ligën e Kombeve të UEFA-s, të dielën mbrëma.

Kur Ronaldo e ngriti trofeun, turma e pranishme në tribuna shpërtheu në festë. Ndërkohë fishekzjarrët u lëshuan, futbollistët kërcenin në skenën e ndërtuar në mes të fushës me trofeun nëpër duar. Pas kësaj, lojtarët vrapuan përreth fushës për të falënderuar tifozët, të cilët këndonin dhe valëvitnin flamujt e Portugalisë. Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve e mposhti Holandën me rezultatin 1:0, falë golit të sulmuesit Gonçalo Guedes (60'), shkruan Koha Ditore.

Një orë pas gjithë kësaj ceremonie në stadium, mijëra persona u mblodhën në sheshin e Portos për të festuar së bashku me ekipin. Ronaldo dhe lojtarë të tjerë, iu drejtuan turmës nga një ballkon.

Turneu inaugurues i UEFA-s, nuk dukej aspak i pakuptimtë kur përfundoi të dielën në Portugali edhe pse kur filloi ky format e garave, kishte skepticizëm. Në fakt, ky turne është krijuar për t'u dhënë përfaqësueseve më shumë ndeshje kuptimplota dhe për të zvogëluar numrin e miqësoreve. Kështu që, Liga e Kombeve tejkaloi të gjitha parashikimet, pasi ka marrë lëvdata nga të gjithë, përfshirë këtu edhe faktin se Portugalisë i dha mundësinë për të shtuar edhe një trofe në vitrinë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)