Kampioni i Kosovës në futsall, Liburni, e fillon sot aventurën e re në kompeticionin më prestigjioz të futsallit evropian, Ligën e Kampionëve.
Klubi gjakovar përfaqëson futsallin kosovar, kampion i të cilit u shpall në edicionin 2018/19.
Skuadra kuqezi është nisur drejt Minskut të Bjellorusisë, ku do të mbahet ky kompeticion, transmeton kp.
Gjakovarët janë shprehur optimistë, duke premtuar që do të japin maksimumin për të përfaqësuar sa më mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sot prej orës 16:00, Liburni e zhvillon ndeshjen ndaj ekipit francez, Toulon, ku synon të nisë këtë kompeticion me fitore, që do të ishte shumë e rëndësishme për kalimin e grupit.
Dy kundërshtarët tjerë të Liburnit në Grupin 7 janë Stolitsa Minks dhe Hovocubo.
-
Pas barazimit të dytë, Liburni humb gjasat për kalim tutje
-
Liburni në Bjellorusi kërkon të kalojë raundin kryesor në Ligën e Kampionëve
-
Futsall, Kosova të premten nis kualifikimet për “Euro 2026”
-
Futsal: Kosova luan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, e pret Bullgarinë
-
Liqeni i gatshëm për paraqitje në Championsin e futsallit