Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovaç, ka thënë se Robert Lewandowski e ka pranuar faktin se nuk do të transferohet askund gjatë kësaj vere.
Ka pasur zëra të shumtë se polaku do të largohet nga Bundesliga në fund të edicionit që e lamë pas, pasi një gjë të tillë e kishte thënë edhe menaxheri i tij se atij i duhet ndryshim dhe sfidë e re në karrierë.
Përveç interesimit të Real Madridit dhe Chelseat, për t’i siguruar shërbimet e tij në sulm është hedhur edhe rivali i bavarezëve, me Hans-Joachim Watzke, që ka thënë se është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro, për ta sjellë atë përsëri në Dortmund.
Lewandowski është pjesë e Bayernit që prej vitit 2014 dhe ka shënuar 151 gola në 195 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm