Trajneri i Bayern Muenchenit, Niko Kovaq, ka insistuar se sulmuesi polak Robert Lewandowski nuk do të largohet dhe do të jetë pjesë e klubit në edicionin 2018/19, kanë shkruar mediumet gjermane të hënën.
Lewandowski, 29-vjeçar, muaj më parë kishte deklaruar se dëshiron të largohet nga Bayerni për të vazhduar karrierën në ndonjë ligë tjetër të Evropës. Mirëpo Kovaq ka thënë se Lewandowski do ta respektojë kontratën me Bayernin që i skadon në vitin 2021.
“Një gjë është e sigurt. Lewandowski nuk do të largohet nga Bayerni, pasi këtë e kam kërkuar edhe nga klubi. Pavarësisht dëshirës së tij për t'u larguar, ai do ta respektojë kontratën me Bayernin”, ka thënë Kovaq. Më herët është raportuar se interesim për Lewandowskin ka treguar Real Madridi.