Robert Lewandowski kërkon të largohet nga Bayern Munichu.
Sulmuesi polak do të tentojë të bindë drejtuesit e klubit “bavarez” ta lejojnë largimin e tij këtë sezon, transmeton KTV.
Ditë më parë, zyrtarët e klubit gjerman kanë njoftuar se Lewandowski nuk do të largohet gjatë kësaj vere.
Por 29-vjeçari nuk është dorëzuar dhe synon që ta bindë trajnerin Niko Kovaq ta lejojë largimin e tij.
Sulmuesi shtatlartë ka kontratë me gjermanët deri në vitin 2021.