Bayer Leverkuseni ka fituar edhe një tjetër ndeshje në Bundesligën e Gjermanisë. Leverkuseni shënoi fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit gjerman. Të dielën mposhti në udhëtim Borussia Moenchengladbachun me rezultatin 3:2.
Leverkuseni shënoi dy gola në pjesën e parë. Të parin e realizoi Mitchel Bakker në minutën e 21-të, ndërsa dy minuta para fundit të pjesës së parë Amine Adli shënoi për 2:0.
Nadiem Amiri shënoi golin e tretë në minutën e 67-të, kurse në fund të ndeshjes, përkatësisht minutën e 82-të dhe 93-të, Gladbachu shënoi dy golat e vetëm të ndeshjes që i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane.
Lars Stindl i shënoi të dy golat. Leverkuseni zë vendin e nëntë me 21 pikë, një pozitë më poshtë me një pikë më pak se Gladbachu.