Bayer Leverkuseni ka shënuar fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit gjerman.
Të mërkurën në mbrëmje, Leverkuseni fitoi në shtëpi përballë Bochumit me rezultatin 2:0.
Me këtë fitore, Leverkuseni shkon në kuotën e 24 pikëve në 17-të ndeshje dhe pozicionohet në vendin e tetë.
Bochumi që po lufton për mbetje në elitë sivjet, ka 16 pikë në 17 ndeshje, në vendin e 16-të. Golat e fitores për vendësit i shënuan Edmond Tapsoba në minutën e tetë dhe Adam Hlozek, në minutën e 53-të.
Artikuj të ngjashëm