Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni pëson thellë në shtëpi nga Hoffenheimi

Bayer Leverkuseni ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Hoffenheimi të shtunën në xhiron e tretë të Bundesligës gjermane.

Christoph Baumgartner (9’), Andreaj Kramariq (35’) dhe Georginio Rutter (78’) shënuan golat për Hoffenheimin.

Për Leverkusenin është humbja e tretë në këtë edicion në Bundesligë dhe zë vendin e fundit në tabelë pa pikë. Hoffenheimi ka shënuar fitoren e dytë dhe gjendet në vendin e pestë me gjashtë pikë.

Në ndeshjet tjera të së shtunës në Bundesligës, Stuttgarti u mposht 1:0 në shtëpi nga Freiburgu, ndërsa Wolfsburgu luajti 0:0 me Schalken.