Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni i Xhakës fiton ndaj West Hamit

Bayer Leverkuseni ka fituar thellë ndaj West Ham Unitedit me rezultatin 4:0.

Te skuadra gjermane, titullar ishte Granit Xhaka që në miqësoren e së shtunës luajti deri në minutën e 88-të.

Ndeshja u zhvillua në “BayArena”.

Jonas Hofmann në minutën e nëntë, autogoli i Thilo Kehrerit në minutën e 24-t dhe Victor Boniface në minutën e 38-të, shënuan për rezultatin 3:0 në pjesën e parë.

Robert Andrich shënoi për golin e katërt dhe të fundit në minutën e 70-të.