Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni fiton ndeshjen e vështirë tek Augsburgu

Leverkuseni u desh të luftonte deri në fundin e ndeshjes për të marrë fitore nga udhëtimi i vështirë tek Augsburgu.

Leverkuseni fitoi 1:0 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Bundesligës gjermane, me gol të minutës së katërt të kohës shtesë.

Exequiel Palacios ishte shënues i golit të pikëve të plota, që e mbajnë Leverkusenin në krye të tabelës me 42 pikë, një më shumë se Bayern Munichu.

Augsburgu mbetet me 18 pikë.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni, ndërsa Elvis Rexhbeçaj tek Augsburgu luajti deri në miuntën e 88-të.

Artikuj të ngjashëm