Bayer Leverkuseni ka shtyrë festën e Bayern Munchenit për t’u shpallur kampion në Bundesligës.
Leverkuseni fitoi 2:0 të shtunën pasdite ndaj Augsburgut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit gjerman.
Bayerni mund të shpallej kampion këtë fundjavë nëse Leverkuseni mposhtej nga Augsburgu. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Patrik Schick e realizoi golin e parë në minutën e 13-të. Golin e fundit e realizoi Emiliano Buendia në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.
Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, tek Augsburgu luajti deri në minutën e 55-të kurse bashkëlojtari i tij, Mërgim Berisha, mungoi për shkak të lëndimit.
Leverkuseni ka 67 pikë në vendin e dytë. Lider është Bayerni me 75 pikë.
Augsburgu renditet në pozitën e dhjetë me 43 pikë.