Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Levante ende nuk ka vendosur për shitjen e Bardhit

Skuadra e Levantes ende nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub për shitjen e Enis Bardhit.

Për të ardhmen e mesfushorit të Maqedonisë së Veriut pritet të vendoset brenda javë së ardhshme. Vlera e tij në tregun e transferimeve pas rënies së Levantes nga La Liga ka rënë nga 20 milionë në 8 milionë euro.

Futbollisti 27-vjeçar me Levanten ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Pjesë e klubit spanjoll është që prej vitit 2017.