Gazeta e mirënjohur franceze L’Equipe raporton se Kylian Mbappe i ka kërkuar Monacos që të lejojë largimin e tij.
Mbappe i ka thënë ekipit të tij se dëshiron të largohet, me klubet e interesuara për shërbimet e tij si Real Madridi, Barcelona, Manchester City e PSG-ja, transmeton Koha.net.
Raportohet se Barcelona mund të jetë një nga klubet favorite, duke pasur parasysh që Neymari është drejt transferimit te PSG-ja për 222 milionë euro.
Deri më tani Real Madridi ishte më afër transferimit të tij, por raportohet se së pari duhet të largohet njëri prej Karim Benzemas, apo Gareth Balet.
Artikuj të ngjashëm