Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leonardo mohon kontaktet me Zidanen

Zinedine Zidane

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka mohuar se ka pasur kontakte me trajnerin, Zinedine Zidane për të marrë drejtimin e skuadrës.

Madje ai ka bërë të ditur se francezi nuk ka qenë në planet e klubit parisien.

“Ne kurrë nuk kemi pasur kontakte me Zidane, madje as kur në krye të ekipit nuk ka qenë trajneri aktual Mauricio Pochettino”, deklaroi Leonardo.

Ish-trajneri i Real Madridit është përfolur se mund të marrë drejtimin e Paris Saint-Germainit përpara se të nënshkruanin me Pochettinon.

Artikuj të ngjashëm