Zinedine Zidane ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germainit.
“AS” ka shkruar të dielën, se Zidane u ka bërë me dije krerëve të Parisit se nuk është i interesuar ta marrë drejtimin e ekipit këtë verë.
Bëhet e ditur se palët janë takuar dhe kanë negociuar, por në fund nuk e kanë arritur marrëveshjen.
Zidane u ka bërë me dije krerëve të Parisit se synimi i tij është Përfaqësuesja e Francës, të cilën ka gjasa ta marrë pas përfundimit të Botërorit “Katari 2022”.
Te Parisi e shihnin Zidanen si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Maruricio Pochettinon, i cili ka kontratë me ekipin deri në vitin e ardhshëm.
Pas refuzimit të Zidanet, gjasat janë të mëdha që Pochettino të mbetet në krye të Parisit edhe për sezonin e ri.