Portieri gjerman Bernd Leno ka insistuar se nuk do të largohet nga skuadra e Arsenalit në verë. Madje, Leno insiston se do ta respektoj kontratën e tij me ekipin londinez që i skadon në verën e vitit 2023.
Ditët e fundit, mediumet angleze kanë spekuluar për një largim të mundshëm të Lenos nga Arsenali pas përfundimit të këtij edicioni duke shkruar se portieri gjerman nuk e ka bindur trajnerin Mikel Arteta. Mirëpo, 29-vjeçari ka dematuar të gjitha dhe ka thënë se do të jetë pjesë e Arsenalit edhe sezonin e ardhshëm.
“Nuk e kam ndërmend të largohem pasi kam edhe dy vite kontratë dhe shpresoj që sërish të luaj me Arsenalin në Champions. Unë ndihem mirë këtu dhe të gjithë në klub kanë besim të madh në mua”, ka thënë Leno, i cili iu bashkua Arsenalit nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2018.
Këtë sezon, Leno ka regjistruar 47 paraqitje në të gjitha garat me ekipin nga Londra.