Sulmuesi i Tottenhamit, Heung-min Son është lënduar në stërvitjen e Përfaqësueses së Koresë së Jugut.
Sulmuesi i krahut ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë dhe menjëherë ka shprehur shqetësimin e tij në stërvitje.
Federata e Futbollit e Koresë së Jugut ka konfirmuar lëndimin e Sonit dhe mungesën e tij në ndeshjen kualifikuese për botërorin “Katari 2022” ndaj Libanit.
Son pritet t’i bëjë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit.
Artikuj të ngjashëm