Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet sulmuesi i Barcelonës, mungon katër muaj

Martin Braithwaite do të mungojë deri në katër muaj si pasojë e lëndimit që e pësoi në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Getafes.

Testet mjekësore të kryera të dielën treguan se dëmtimi në gju i danezit, do të marrë kohë për t’u rikuperuar.

30-vjeçari këtë edicion në La Liga ka tri paraqitje, kurse ka realizuar dy gola dhe një asistim.