Sulmuesi i Brentfordit, Yoane Wissa, do të mungojë për disa muaj për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës. Wissa u lëndua gjatë disfatës 2:1 të Brentfordit nga Manchester City, të shtunën. Lajmin për lëndimin e Wissas e ka konfirmuar trajneri Thomas Frank.
“Lajmi për Wissan, për fat të keq, nuk është i mirë. Duket si një dëmtim që do të marrë disa muaj. Është shumë zhgënjyese. Wissa pati një sezon shumë të mirë. Ai thjesht ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe do të jetë mungesë e madhe për skuadrën”, ka theksuar Frank, shkruan të hënën “Reuters”.
28-vjeçari këtë edicion në katër ndeshje të zhvilluara ka shënuar tri gola dhe ka bërë një asistim.