Skuadra e Barcelonës ka marrë një goditje në prag të Superkupës së Spanjës. Klubi spanjoll ka njoftuar të hënën se mbrojtësi Inigo Martinez do të jetë pesë javë jashtë fushe për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitje.
Martinez kishte dëmtuar muskulin e këmbës në dhjetor kundër Atletico Madridit, por ishte rikuperuar dhe rikthyer në stërvitje për të qenë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez për Superkupën e Spanjës.
Megjithatë, Martinez ka përsëritur lëndimin e tij në stërvitjen e fundit dhe nuk do të mund të paraqitet në Superkupën e Spanjës që mbahet këtë javë.
Shkaku i lëndimit ai do t’i mungojë Barcelonës edhe në dy ndeshje të Kupës, si dhe duelet kampionale kundër Betisit, Villarrealit, Osasunas e Alavesit.