Ylli i Burnleyt, Ashley Westwood, është larguar nga “London Stadium” pas dëmtimit të rëndë që e ka pësuar të dielën në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Leagues.
Westwood u përfshi në një përplasje të rëndë me mesfushorin e West Ham Unitedit, Nikolla Vllashiq, pas më shumë se 20 minutave lojë. Pati shqetësim të madh në mes të lojtarëve, derisa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën mjekësore.
Vllashiq ishte i përlotur dhe është dashur të qetësohej nga bashkëlojtarët e tij, përfshirë edhe kapitenin Declan Rice.
Lojtari i Burnleyt u vendos në një barelë dhe u largua nga fusha.
Raportimet e para janë se mesfushori ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë.
Ai është duartrokitur nga të pranishmit në “London Stadium” derisa është larguar nga fusha.
Kujdes, pamjet e rënda!