Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Lenjani, mungon ndaj Skocisë

Ermir Lenjani është lënduar dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Cristian Panucci, nuk do ta ketë të gatshëm mbrojtësin e krahut të majtë për ndeshjen ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve.

Në fakt, Lenjani ishte i dëmtuar sa ishte me skuadrën e Sionit ku ai aktivizohet, dhe të martën nuk është stërvitur me “Kuqezinjtë” për shkak të shqetësimit që e pati në muskul.

29-vjeçari është kthyer në Zvicër dhe nuk do të rrezikohet për ndeshjen e radhës së Kombëtares në “Nations League”.