Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli pritet të mungojë në ndeshjen kundër Turqisë për shkak të një lëndimi, raporton Koha.net.
Përmes rrjetit social Facebook, Kololli ka njoftuar se nuk do të mund ta ndihmojë përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen e së dielës që e zhvillon ndaj turqve në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur tifoz të përfaqësueses së Kosovës, të dashur DARDAN edhe pse jam i ftuar për ndeshjen kundër Turqisë, për shkak të një lëndimi nuk do të mund të ndihmoj përfaqësuesen në këtë ndeshje. Skuadrës tonë i dëshiroj një rezultat pozitiv dhe fitoren e parë”, ka shkruar Kololli.