Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është lënduar në fundjavë në ndeshjen që Zuerichu e luajti në Superligën e Zvicrës me Luganon dhe pritet të mungojë për disa javë, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit zviceran.
Kololli ka marrë lëndim të kofshës së majtë dhe nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në javët në vijim.
Futbollisti 28-vjeçar këtë stinor i ka shënuar katër gola dhe asistuar dy të tjerë në 11 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm