Ylli i Chelseat është lënduar në stërvitje me kombëtaren e Belgjikës.
Eden Hazard ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës teksa po stërvitej me kombëtaren e Belgjikës, në prag të dy ndeshjeve të ardhshme, ndaj Çekisë dhe Bjellorusisë.
Lajmin për lëndimin e Hazard, e ka bërë të ditur stafi mjekësor i kombëtares belge, transmeton kp.
“Stafi mjekësor i Belgjikës, ka konstatuar se Eden Hazard ka pësuar frakturë në këmbën e tij të djathtë”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve të para thuhet se Hazard do të mungojë së paku për dy muaj, por ai mund të mos jetë i gatshëm edhe për fillimin e sezonit të ri në muajin gusht.