Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet edhe Karim Benzema

Foto: AFP

Lëndimi i Karim Benzemas e ka lënë Real Madridin me vetëm 11 futbollistë të gatshëm nga ekipi i parë për duelin në La Liga kundër Real Valladolidit.

Benzema është në dyshim të madh për të luajtur edhe kundër Atalantas në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Francezi i bashkohet Sergio Ramosit, Eden Hazardit, Marcelos, Dani Carvajalit, Fede Valverdes, Rodrygos, Alvaro Odriozolas dhe Eder Militaos në listën e të lënduarve te “Los Blancos”.

Te ekipi A janë ftuar pesë lojtarë nga Real Madrid Castilla. Lëndimi i Benzemas është i 41-i për klubin në kampanjën aktuale.

Artikuj të ngjashëm