Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu shkarkon drejtorin sportiv shkaku i Bayernit

Leipzigu u nda me drejtuesin e tij të lartë sportiv, Max Eberl të premten duke përmendur “dështimin për t'u angazhuar për klubin” mes spekulimeve që e lidhin atë me një kalim te Bayern Munichu.

Vendimi erdhi një ditë përpara se Leipzigu të luajë kundër Bayernit në Bundesligë.

Leipzigu tha se Eberl është “liruar nga detyrat e tij me efekt të menjëhershëm”.

Klubi mohoi se vendimi ishte i lidhur me performancën ose transferimet e ekipit.

“Dështimi i tij për t'u përkushtuar ndaj klubit ka bërë që ne të marrim këtë vendim. Nuk ka të bëjë me rindërtimin e skuadrës apo rezultatet në fushë”, tha klubi.