Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu “gjunjëzon” Bayernin

Leipzigu i ka shkaktuar humbjen e tretë këtë sezon kampionit gjerman, Bayern Munich.

Në derbin e javës së 27 Leipzigu e mposhti në shtëpi Bayernin me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Bayerni kaloi i pari në epërsi përmes Wagnerit që realizoi në minutën e 12, por goli nga Naby Keita në minutën e 37 barazoi gjithçka për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Keita u tregua përsëri vendimtar, këtë herë duke asistuar për Wernerin, i cili shënoi në minutën e 56 për t’ia siguruar pikët e plota Leipzigut.

Përkundër humbjes Bayerni vazhdon të jetë lider me 66 pikë, kurse Leipzigu në vendin e gjashtë tani ka 43 pikë.