Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu fundos Zvezdën e Beogradit

RB Leipzigu ka fituar dhe e ka fundosur Cërvena Zvezdën e Beogradit. Të martën mbrëma në Beograd, Leipzigu fitoi 2:1 për të avancuar nga faza grupore e Championsit. Ndërkohë Zvezda mbetet me vetëm një pikë.

Xavi Simons shënoi për 1:0 në minutën e tetë. Lois Openda shënoi golin e dytë për ekipin gjerman në minutën e 77-të. Benjamin Henrichs realizoi autogol në minutën e 81-të për rezultatin përfundimtar.

Leipzigu ka nëntë pikë në Grupin G dhe tashmë ka siguruar kalimin në fazën nokaut.