Skuadra gjermane Leipzig ka shënuar fitore 3:1 të mërkurën mbrëma ndaj serbëve të Crvena Zvezdës në ndeshjen e Grupit G të Ligës së Kampionëve.
Leipzigu dominoi në ndeshjen e zhvilluar në “Red Bull Arena” dhe nuk lejoi befasi. David Raum në minutën e 12-të shënoi për 1:0 me asistim të Xavi Simonsit.
20-vjeçari më pas realizoi për 2:0 pas afër një ore lojë. Marko Stameniq ngushtoi epërsinë në minutë e 70-të, por Dani Olmo me golin e minutës së 84-t, e mbylli çështjen e fituesit. City i prinë grupit me nëntë pikë, kurse Leipzigu ka gjashtë pikë. Young Boysi dhe Crvena Zvezda kanë nga një pikë.