Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu forcohet në pozitën e dytë

RB Leipzigu ka arritur fitore të vështirë ndaj Augsburgut për t’u përforcuar në pozitën e dytë të Bundesligës së Gjermanisë.

Të premten mbrëma në ndeshjen hapëse të xhiros së 21-të të kampionatit gjerman, RB Leipzigu fitoi me rezultatin 2:1. Leipzigu është i dyti me 44 pikë, katër më pak se Bayerni që udhëheq.

Augsburgu është i 13-i me 22 pikë.

Daniel Olmo realizoi penallti në minutën e 38-të për rezultatin 1:0. Christopher Nkunku shënoi për 2:0 në minutën e 43-të, ndërsa Daniel Caligiuri vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 77-të. Edhe Caligiuri i Augsburgut realizoi nga pika e bardhë. Te Augsburgu në stol ishte futbollisti shqiptar Tim Civeja.