Ish-kampioni i Anglisë, Leicester City ka dështuar në përpjekjen e parë për të transferuar mesfushorin e krahut, Adnan Januzaj, ka raportuar "AS" të hënën.
Januzaj është lojtar i Real Sociedadit, ndërsa klubi spanjoll kishte refuzuar në janar ofertën prej 18 milionë funtesh që Leicesteri bëri për kosovarin e Belgjikës.
Ka gjasë që Leicesteri sërish të provojë këtë verë për Januzajn.
Klubi është në kërkim të një lojtari të krahut dhe Januzaj vlerësohet se do të mbulonte atë pozitë.
Artikuj të ngjashëm