Leicester City është duke insistuar për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Adam Lallana, bën të ditur “Leicester Mercury”, transmeton Koha.net.
Lallana 31-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në verën e këtij viti dhe ai nuk e ka ndërmend të vazhdojë kontratën.
Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers kishte punuar me Lallanan sa ishte te Liverpooli dhe ai po insiston në transferimin e tij. Lallana këtë edicion ka luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar një gol e asistuar dy tjerë.
Me fanellën e Anglisë ai i ka luajtur 34 ndeshje dhe i ka realizuar tre gola.
Artikuj të ngjashëm