Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lallana drejt Leicesterit

Foto: Reuters

Mesfushori i Përfaqësueses së Anglisë, Adam Lallana, pritet që edicionin e ri të jetë pjesë e skuadrës së Leicester Cityt.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Lallana është pranë marrëveshjes me Leicesterin, të cilit ekip do t’i bashkohet si lojtar i lirë, transmeotn Koha Ditore.

Lallana 31-vjeçar, ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij edicioni dhe me Leicesterin pritet të firmosë për tre vjetët e ardhshëm. Ai te Leicesteri shihet si përforcim i duhur për mesfushën, pasi këtë edicion ka pasur minutazhë të limituar te Liverpooli.

Lallana ka një gol dhe dy asistime në 19 paraqitje me Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në verën e vitit 2014 nga Southamptoni për 31 milionë euro dëmshpërblim.

Lallana ka bërë karrierë edhe te Bournemouthi. Ka edhe 34 ndeshje dhe tre gola të shënuar me Përfaqësuesen e Anglisë.