Mesfushori Adam Lallana ka nënshkruar për vazhdim të kontratës për kohë të shkurtër me Liverpoolin, për të qëndruar në Anfield deri në fund të edicionit, ka njoftuar klubi i Premier Leagues të martën.
Lallana (32) është dashur të largohet si lojtar i lirë kur kontrata t’i përfundonte më 30 qershor, por do të qëndrojë deri në kompletim të nëntë xhirove të mbetura.
Edicioni në Premier League do të rifillojë më vonë këtë muaj, ndërsa Liverpooli përballet me Evertonin më 21 qershor.
“Jam vërtetë i lumtur që kam rastin të përfundojë këtë edicion. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time”, ka thënë Lallana.
Lallana kishte kaluar në Liverpool në vitin 2014 nga Southamptoni. Ka pasur telashe me lëndime në dy edicionet e fundit. Këtë edicion ka luajtur në 15 ndeshje.