Mesfushori anglez, Adam Lallana, pritet ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Liverpoolit, kanë raportuar të hënën mediumet angleze.
Ai është I lumtur te kjo skuadër dhe ka bërë thirrje për vazhdimin e marrëveshjes edhe për disa vite, transmeton KTV.
Në fakt, Lallana ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij edicioni, por me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera.
Këtë edicion, ku Liverpooli është duke luftuar për ta fituar titullin e kampionit pas 30 vjetësh, ai në Premier League ka kontribuar me një gol dhe një asistim në 13 ndeshje.
Pjesë e Liverpoolit është që nga viti 2014.