Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lallana mund të largohet nga Liverpooli në fund të stinorit

Adam Lallana pritet të largohet nga Liverpooli në verë, kur edhe kontrata e tij me klubin kampion të Evropës skadon, njofton BBC të mërkurën.

Nuk ka bisedime mes Liverpoolit dhe 31-vjeçarit për kontratë të re dhe ai është në dispozicion si lojtar i lirë në verë. Lallana, që është duke u kërkuar nga Leicester City, i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2014 për 25 milionë funte nga Southamptoni.

Ai ka luajtur 13 ndeshje për Liverpoolin në ligë këtë stinor dhe ka shënuar një gol.