Sport

Legjendat e qytetit të Milanos që ishin liderë te Italia

Përderisa qyteti i Milanos ka krijuar idhujt e vet të futbollit, disa kanë shkuar një hap tutje duke shkruar emrat e tyre në analet e sportit më të popullarizuar.

Disa prej lojtarëve të lindur në këtë metropol të futbollit jo vetëm që luajtën për njërin apo dy klubet e mëdha të qytetit - AC Milan dhe Inter - por gjithashtu shënuan emrat e tyre në zemrën e Përfaqësueses së Italisë, duke u treguar liderë të vërtetë me "azurët", transmeton Koha Ditore shkrimin e Fifa.com.

Liderë të pakrahasueshëm, lojtarë gjigantë dhe figura ikonike nga qyteti i modës, emrat e të cilëve shtrihen përtej Italisë Veriore, kanë bartur shiritin e kapitenit te Italia.

Qyteti i Milanos ka nxjerrë disa prej kapitenëve me ikonikë të Italisë dhe me poshtë po paraqesim pesë prej tyre. Në mesin e tyre janë edhe dy prej lojtarëve më të mëdhenjë italianë të të gjitha kohërave.

Virgilo Fossati (12 ndeshje, një gol; 1910-1915)

Është futbollisti i parë nga qyteti i Milanos i cili udhëhoqi Përfaqësuesen e Italisë. Mesfushori Virgilo Fossati ishte në njëmbëdhjetshen e parë të futbollit që përfaqësoi Italianë. Ai u paraqit në ndeshjen e parë zyrtare të Italisë, të cilën e fitoi me rezultatin 6:2 kundër Francës.

Fossati për pesë vjet (1910-1915) ka regjistruar 12 ndeshje dhe ka realizuar një gol me Italinë, ku edhe ishte kapiten. Megjithatë vdekja e tij tragjike në dhjetor të vitit 1916, ku u vra gjatë Luftës së Parë Botërore bëri që karriera e Fossatit të jetë e shkurtër...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)