Sport

Legjenda e portës ka edhe një synim të madh

Disa njerëzve është e vështirë t'u blesh dhurata. Gianluigi Buffon festoi ditëlindjen e 40-të, të dielën, dhe duket se nuk i mungon asgjë.

Ka një partnere të famshme (prezantuesen televizive Ilaria D'Amico), një familje të re të shëndetshme, një valixhe plot medalje të fituesit, një llogari të mbushur me para dhe adhurimin e miliona njerëzve nëpër botë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.

Klubi i tij Juventusi ka krijuar një hashtag “#GIGI1BDAY” për rastin dhe ai është portieri i parë që është bërë i famshëm për festimet e pritjeve të tij.

Por si shumica e njerëzve që vërtet shkëlqejnë në jetë, portieri i Juventusit ende ka shënjestra. Të tjerët sistemohen, bëjnë pushim dhe shikojnë gjërat e mira që kanë arritur. Ata që bëjnë histori nuk jetojnë në atë mënyrë. Është e huaj për ta.

Që nga debutimi në vitin 1995, Gianluigi Buffon ka fituar tetë tituj të Italisë, Kupën e Botës dhe Kupën UEFA. Në tre stinorët e fundit ka udhëhequr Juventusin drejt titullit dhe Kupës së Italisë. Buffon mban një seri të rekordeve në Seria A dhe ka bërë 175 paraqitje për Italinë para se të tërhiqej nga përfaqësuesja në nëntor. Askush, madje as pasardhësi i tij i ri Gianluigi Donnarumma, nuk do të mundë t’i thyejë këto rekorde... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)