Ai po krahasohet me një verë të mirë, që bëhet e mirë e më mirë me kalimin e viteve, shkruan CNN.
Gianluigi Buffon së fundi luajti ndeshjen e tij të 1000-të profesioniste dhe portieri 39-vjeçar ka gjasa këtë stinor ta ketë më të suksesshmin në karrierë, derisa po ndjek "tripletën", përcjell Koha Ditore.
Klubi torinez e ka siguruar tashmë Kupën dhe titullin e Italisë, ndërsa do të përballet në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin më 3 qershor në Cardiff për trofeun e tretë të sezonit.
Të mërkurën e kaluar Juventusi mposhti Lazion në finale të Kupës së Italisë, ndonëse Buffon ishte në bankinë ndërsa portieri i dytë Neto u zgjodh për të luajtur ndeshjet e Kupës së Italisë.
Mirëpo Buffon u kthye në portë të dielën në fitoren e Juventusit ndaj Crotones, me të cilën skuadra torineze e siguroi titullin e gjashtë rresht të Serie A të Italisë...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.