Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni me trofe mbyll karrierën te Juventusi

Juventusi të shtunën e festoi titullin e shtatë rresht dhe të 34-n në histori të elitës së futbollit italian.

Përveç titullit të kampionit, në përballjen e fundit në Serie A këtë edicion, portierit legjendar Gianluigi Buffon, iu bë përshëndetja e fundit dhe më e ngrohta, pas 17-të sezonesh të kaluara në Torino.

Buffon u zëvendësua në minutën e 61-të në përballjen kundër Veronës, skuadër kjo që tashmë do të bëj gara në Serie B.

Gardiani italian i “Zonjës së Vjetër”, doli nga loja kur rezultati ishte 2:0, që do të thotë se Buffon e mbajti portën e paprekur në 301 nga 656 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën më të suksesshme të Italisë.

i Kupës së Botës në vitin 2006 me Italinë, u përshëndet me shokët dhe kundërshtarët e tij dhe tifozët “Bardhezi”.

Buffon që i ka fituar nëntë Serie A dhe katër Kupa të Italisë me Juventusin, u zëvendësua nga portieri i tretë Carlo Pinsoglio, që u paraqit për herë të parë këtë edicion.

Loja që përfundoi 2:1, nisi me golin e Daniele Ruganit në minutën e 49-të. Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjaniq shënoi më pas gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të, kurse Alessio Cerci e ngushtoi epërsinë në minutën e 76-të.

Stephan Lichtsteiner i nikoqirëve e pati mundësinë të shënonte gol nga pika e bardhë, por dështoi ta bëj një gjë të tillë pesë minuta para fundit.

Në përballjen e fundit, Juve u paraqit me fanellat e reja që do t’i djersitë në sezonin e ardhshëm, 2018/19.

Edhe Lichtsteiner dhe Asamoah e zhvilluan ndeshjen e fundit me Juventusin, pasi e kanë paralajmëruar largimin.

Pas ndeshjes si zakonisht, festa e titullit u organizua në stadium, duke dalë të gjithë lojtarët jnë nga një, me Buffonin i fundit, që ngriti për herë të fundit një trofe me Juventusin.

Artikuj të ngjashëm