Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka thënë se dëshiron ta dëshmojë çdo ndeshje se meriton të luajë në këtë nivel përkundër moshës së tij, dhe objektivi kryesor është që njerëzit të mërziten kur ai të pensionohet.
Buffon, që konsiderohet një nga portierët më të mirë në histori, sot është bërë vetëm lojtari i dytë italian që bën 100 paraqitje në Ligën e Kampionëve me një ekip, transmeton Koha.net.
Juventusi e fitoi përballjen e parë gjysmëfinale ndaj Monacos me rezultat 0-2, dhe në ndeshjen e kthimit hyn si favoriti kryesor për të shkuar në finale.
“Në çdo ndeshje dua ta dëshmoj se meritoj të luaj në këtë nivel përkundër moshës sime. Punoj shumë çdo ditë për këtë. Ditën kur unë të pensionohem dua që njerëzit të jenë të mërzitur për këtë. Zhvilluam një ndeshje të madhe sonte, saktësisht një ndeshje që na duhej që të mbijetojmë në Monacos sepse ata kanë një sulm të shkëlqyeshëm. Jemi afër objektivit tani dhe do të ishte shumë naive të mos punojmë shumë”, është shprehur Buffon pas takimit.